Ka dështuar të mbahet në mungesë kuorumi Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës. Pritej të intervistoheshin drejtori i Departamentit të Mjedisit dhe Ujërave, Muhamet Malësiu, drejtori i Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore nga Ministria e Ekonomisë, Gani Berisha dhe kryetari i Decanit, Bashkim Ramosaj./Përgatiti: Albulena Nuha Redaktoi: Nj.E. /21Media