Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur seancën plenare ku pritet të diskutojnë dhe votojnë një mori çështjesh. Të zgjedhurit e popullit edhe këtë herë dështuan të miratojnë në parim Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Ky projektligj mori vetëm 36 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, me ç’rast nuk pati vendimmarrje.

LDK dhe VV nuk morën pjesë në votim, kurse PDK-ja e përkrahu projektligjin./21Media