Për herë të dytë sot dështoi raportimi ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi në Komisionin Parlamentar për Ekonomi.

Ministri Kuqi ka deleguar zëvendësin e tij, Rexhep Kadriu, lidhur me emërimet e fundit në bordet e përkohshme, gjendjen dhe veprimet e Qeverisë në Ndërmarrjen “Trepça”, por që nuk u lejua nga deputetët të raportoj Kadriu.

Ndërsa, në kuadër të rendit të ditës, në Komisionin e kryesuar nga Endrit Shala ka raportuar Bordi i ZRRE-së për funksionimin dhe operimin e hidrocentraleve.

Kryesuesi i Bordit në ZRRE, Arsim Janova tha se aktualisht nuk ekziston asnjë leje e përkohshme, nuk ka as aplikime për hidrocentral.

Ndërsa, pas pyetjes së deputetes Mimoza Kusari Lila se a është sanksionuar ose penalizuar “Kelkos” për hidrocentrale ilegale, kryesuesi Bordit, Janova tha se penalizmi ka ndodhë vetëm me ndërprerjen e tërësishme të veprimtarisë së “Kelkos”.

Drejtues të Bordit theksuan se pengesë kryesore për licencim është mos koordinimi i institucioneve përkatëse.

“Kelkos” është pa licencë si pasojë e mungesës së lejës mjedisore.