Dështoi seanca ndaj deputetit Etem Arifi
23 Dhjetor 2020
Dështoi të mbahet seanca e rigjykimit, ndaj deputetit Etem Arifi, për veprën penale ushtrim i ndikimit.
Shkaku i dështimit të kësaj seanca ishte mungesa e anëtarit të trupit gjykues.
Nga zyra e gjyqtarit Vesel Isamili u njoftua se seanca nuk ka kushte të mbahet për arsye se anëtari i trupit gjykues Naser Foniqi, për shkaqe shëndetësore nuk ka mundur të jetë prezent.
Arifi është i akuzuar edhe për veprën penale mashtrim me subvencione, ku për këtë vepër ishte dënuar me 1 vit e 3 muaj, të cilin dënim është duke e vuajtur në burgun e Lipjanit.
Kurse, vota e Etem Arifit bëri që qeveria Hoti të bie, më 21 dhjetor Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim, me të cilin vlerësoi se vota e Arifit ishte e paligjshme./kallxo