Tottenhami nuk e shfrytëzuar në mënyrën më të mirë lëshimin e pikëve nga ana e Liverpollit në ndeshjen kundër West Bromwich Albionit (1-1).

Skuadra e Jose Mourinhos gjithashtu u ndalua me barazim 1-1 në ndeshjen kundër Wolverhamptonit, ndeshje kjo e zhvilluar të dielën dhe e cila ishte e vlefshme për xhiron e 15-të të kampionatit anglez të futbollit.

Ende pa kaluar minuta e parë e ndeshjes, Tottenhami kaloi në epërsi me golin e mesfushorit Ndombele dhe kjo ishte gjithçka që ofroi pjesa e parë e këtij ballafaqimi.

Në pjesën e dytë sërish u aplikua një lojë e baraz-peshuar, por vendasit ia dolën që ta barazojnë rezultatin në minutën e 86’ kur Saiss realizoi për t’ia mohuar Tottenhamit një fitore shumë të rëndësishme.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho tani ka hyrë në një seri negative te rezultateve duke mos e shijuar fitoren ne katër ndeshjet e fundit.