Dështon anëtarësimi në ACCF, për RTV21 flasin nga Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Kosovës të mërkurën ka dështuar të anëtarësohet në Asociacionin Frankofon të Gjykatave Kushtetuese.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Gjykata Kushtetuese.
“Në Kongresin e 9-të të ACCF-së, mbajtur në Dakar të Senegalit, më 1 qershor 2022, përkundër numrit të madh të votave të fituara, madje edhe nga disa gjykata të shteteve jonjohëse të Republikës së Kosovës, kërkesa e Gjykatës për anëtarësim megjithatë këtë herë nuk u mbështet nga numri i domosdoshëm i gjykatave anëtare, me një ndryshim minimal të votave për dhe kundër”, thuhet në përgjigjen e Kushtetuesës për rtv21.tv.
Kërkesën për anëtarësim, Gjykata tha se e ka dorëzuar fundvitin e kaluar.
“Gjykata Kushtetuese ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim në Asociacionin Frankofon të Gjykatave Kushtetuese (ACCF) fundvitin e kaluar dhe kjo është hera e parë që Gjykata aplikon në këtë asociacion”, thuhet tutje në përgjigjen e Kushtetuesës./21Media

Back to top button