Ka dështuar raportimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut para komisionit për Çështje te Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje para fillimit të kësaj mbledhje kanë shprehur pakënaqësi për kohën sa do të raportojnë Veliu para komisionit.

Veliu tha se ka kohë vetëm 45 minuta për raportim pasi që do të prezantojë në mbledhjen e qeverisë. Por me këtë nuk u pajtua Rexhep Selimi i VV-së.

Ai pati një përplasje me deputeten e PDK-së Ganimete Musliun.