Dështon tentimi i 17-të për konstituimin e Kuvendit

(Lajm i përditësuar)
Kuvendi sot mbajti një minutë heshtje për Ukshin Hotin, deputetët e Listës Serbe nuk u ngritën në këmbë
Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme mbajti një minutë heshtje për Ukshin Hotin.
Deputetët me një minutë heshtje nderuan veprimtarin Ukshin Hoti – i cili rezulton i zhdukur qe 26 vjet.
Pas kërkesës së kryesuesit të seancës, Avni Dehari, të gjithë deputetët u ngritën në këmbë, përveç atyre të Listës Serbe.

Përpjekja e VV’së për t’i rralluar seancat konstituive, Kusari-Lila ia hedh fajin opozitës
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila pas dështimit të seancës së 17-të Kuvendit, ka thënë se partitë e deritashme të opozitës nuk kanë asnjë reflektim në raport me përgjegjësinë e tyre për zhbllokimin e punës së Kuvendit.
Kusari-Lila, tha se propozimin për “shmangie të rregullores së Kuvendit” dolën për shkak se opozita “s’po reflekton” për përgjegjësinë e saj.
Kusari-Lila tha se partitë tjera e akuzuan Vetëvendosjen për shkelje, por tha se përpjekja e Vetëvendosjes për t’i rralluar seancat konstituive ishte propozim që s’kaloi.
“Sot siç e patë seanca është fillu me një kërkesë për konsultim nga ana e kryesuesit të seancës që në një dakordim të plotë nëse ka në mes të grupeve parlamentare në një shmangje të rregullores të dakordohemi që të takohemi më rrallë për arsye që 48 orëshi i cili tashmë brenda këtij muaji në vazhdimësi.Po përsëritet po shihet që nuk e ka atë rezultat përderisa partitë e deritashme të opozitës nuk e kanë asnjë reflektim në raport me përgjegjësinë e tyre për zhbllokimin e punës së Kuvendit, edhe këtu sot dëgjuam deklarata në të cilën e para u akuzuam edhe nëjher për shkelje përkundër se ishte një propozim me dakordim i cili nuk u mbështet dhe nuk u realizua rrjedhimisht nuk ka asgjë që të mund të deklarohet si shkelje përveq se një përpjekje për të kthyer në një orar tjetër, dhe e dyta që asnjë nga tri partitë të paktën ato që deklarohen nuk e kanë një qëndrim të njejt mbi mbarëvajtjen e procesit në seancën konstituive”, tha Kusari-Lila. /21Media
Edona Llalloshi publikon foto nga Kuvendi me Bogujevcin dhe Haxhiun: Dy gra të fuqishme, që thyejnë limite
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llalloshi, ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, pak para nisjes së seancës së 17-të në përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Ajo shihet duke pozuar së bashku me deputeten e VV-së, Saranda Bogujevci, dhe ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu – e cila njëherësh është edhe kandidate për kryetare të Kuvendit të Kosovës.
“Dy gra të fuqishme, që thyejnë limite, jo për t’u dalluar, por për të hapur rrugë për të tjerat”, ka shkruar interpretuesja e hitit “Ditë për Ditë” në mbishkrimin e fotografisë.
Bajrami e LDK-së: VV nuk është e interesuar që ta bëjë konstituimin e Kuvendit
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami pas dështimit të seancës së 17-të të Kuvendit, ajo tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk është absolutisht e interesuar që ta bëjë konstituimin e Kuvendit.
“Ne këtë e shohim indikacion shtesë që Lëvizja Vetëvendosje nuk është absulutikisht e interesuar që ta bëjë konstituimin e Kuvendit, dmth ata mungesën e institucioneve të Kuvendit dhe të qeverisë e kanë reduktuar në problem të mbledhjes çdo 48 orë, të deputetëve vetëm kjo është problemi i tyre do të thotë që për ne është problem të vijmë çdo 48 orë”, tha ajo.
Bajrami deklaroi se është fatkeqësi që për herë të 17-të nuk u arritë të lëvizet asnjë hap përpara.
“Normalisht që është refuzuar një kërkesë të tillë, unë bile ju thash që brenda 24 orëve ju mund të propozoni edhe 47 kandidatë të tjerë për të provuar secilin prej tyre se kush po i merr votat në mënyrë që të kalojmë në fazën tjetër me të vërtetë është fatkeqësi që për të 17 herë u mbledhëm dhe nuk arritëm të lëvizim asnjë hap përpara”, tha ajo. /21Media
Krasniqi: Deputetët e VV-së kërkuan që të mblidhemi një herë në javë, kjo është shkelje e rregullores
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas dështimit të seancës së 17-të të Kuvendit, ka thënë se VV nuk e ka ndërmend që të bëj asnjë veprim për të zhbllokuar situatën e cila sipas tij e ka krijuar vet VV.
Ai shtoi se përveç reprizës së epizodës së 17 të bllokimit me qasjen e tyre arbitrare dhe imponuese të VV-së, deputetët e VV-së nuk kanë ardhur me kohë në Kuvend.
Krasniqi tha se deputetët e Vetëvendosjes, kundër rregullores, kanë kërkuar që të mblidhen një herë në javë në Kuvend dhe jo çdo 48 orë.
“Nuk e ka ndërmend që të bëj asnjë veprim për të zhbllokuar situatën të cilën e ka krijuar vet, përveq që patëm edhe një reprizë të epizodës së 17 të bllokimit me qasjen e tyre arbitrare dhe imponuese të tyre, sot patëm edhe një zhvillim vërtetë të papranueshëm, e para e punës deputeët e partisë që ka dalë e para në zgjedhje nuk erdhën as me kohë, ju e patë ishin 45 minuta me vonesë dhe kur erdhën patën një kërkesë që në mënyrë të organizuar ta shkelim rregulloren do të thot kërkesa e tyre ishte që në kundërshtim me rregulloren që thot se duhet të mblidhemi cdo dy ditë deri sa të konstituohet kuvendi ata kërkuan që të mblidhemi një herë në javë, këto janë dy probleme e para është kretjësisht e papranueshme me ba një kërkese të tillë për me shkel rreguylloren me vetëdije deputetët e Republikës së Kosovës dhe e dyta kjo tregon që vullneti i tyre nuk është në asnjë mënyrë me tentu me ba zgjidhje apo me lëvizë përpara po thjesht këto repriza mos me u majt cdo dy ditë po cdo javë”, tha Krasniqi. /21Media
VV siguron veç 53 vota në përpjekjen e radhës për të siguruar votim të fshehtë, seanca e 18’të pasnesër
Ka dështuar sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
As tentimi i 17-të nuk mjaftoi që të arrihet kjo.
As në këtë seancës propozimi i VV-së përmes kryesuesit Avni Dehari për votim të fshehtë nuk kaloi tutje.
Në seancë ‘’për’ votuan 53 deputetë, 1 kundër dhe abstenim nuk ka.
Dështon tentimi i 17-të për konstituimin e Kuvendit
Ka dështuar tentimi i 17-të për konstituimin e Kuvendit.
Seanca e radhës do të mbahet më 19 maj në ora 10:30. /21Media
Kurti ftohet për kafe nga komunitetet joshumicë, mungojnë Balje dhe Berisha
Siç merr vesh RTV21, para seancës konstituive të Kuvendit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ftohet për kafe nga komunitetet joshumicë.
Ndërkaq në këtë takim nuk morën pjesë deputetët, Duda Balje dhe Veton Berisha. /21Media
Balje: Kemi folur me presidenten, ndoshta të hënën do të bëjmë një hap më konkret më tutje
Deputetja e zgjedhur nga komuniteti boshnjak, Duda Balje ka thënë se takimi i presidentes Osmani me dy partitë e komuniteteve ka qenë takim konstruktiv.
Ajo shpreson se të hënen do të flas me Osmanin për hapat më konkret.
“Na kemi qenë te presidentja, aty kanë mungu veq dy parti nga komunitetet e kemi pas një takim konstruktiv, në fund kur kemi dalë, një gjë ka qenë se jemi tu prit partitë shqiptare që me ba marrëveshje mes veti edhe zonja presidente ka lanë një kohë të shkurtë, krejt me qëllim që ne me dal me një marrëveshje, nëse jo ka me drejtu në kushtetuese. Jemi tu prit vendimin e gjykatës për votimin e fshehtë, ndoshta të hënen, kshtu kemi fol edhe me presidenten, me kqyr ndoshta të hënën bile me ba një hap ma konkret ma tutje”, tha Balaj. /21Media
Berisha thotë se është për konstituim të Kuvendit, por jo ndryshim të formës së votimit
Deputeti dhe kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha ka thënë se do të vazhdoj të votojë kundëedhe për propozimin për të votuar fshehur.
Sipas tij një kryetar kuvendi duhet ta ketë legjitimitetin publik.
“Në rast se sdo të ndryshoj asgjë, nuk do të ndryshoj as unë asgjë, unë kam votuar kundër edhe vazhdoj me votu kundër një propozimi i cili vjen për tu votuar fshehur edhe unë mendoj që një kryetar kuvendi duhet ta ketë legjitimetin publik, dhe të jetë kryetar i të gjithëve dhe të ketë mbështetje publike”, tha Berisha.
Ai ndër të tjera deklaroi para mediave sot se zgjidhja e fundit mbetet dërgimi në Gjykatën Kushtetuese.
“Ne kemi dalë me disa propozime, kemi diskutu disa mundësi që na dërgojnë në zgjidhje të këtij problemi, përfundimisht është konsideru që për momentin nuk ka një vullnet politik sepse po te ketë një vullnet politik, ka zgjidhje kjo çështje dhe normalisht zgjidhja e fundit mbetet dërgimi në Gjykatën Kushtetuese”, tha Berisha i PLE-së. /21Media
Reçica i PDK-së: Presim që pas takimit me presidenten Osmani të reflektoj ai i cili ka dalë i pari në zgjedhje
Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica për RTV21 ka thënë se qëndrimi i PDK-së nuk ka ndryshim.
Ai thotë se pritet që pas takimit me presidenten Osmani të reflektoj ai i cili ka dalur i pari në zgjedhje me rezultate.
“Qëndrimi ynë është i njëjt sic ka qënë, i ka deklaruar kryetari i partisë, jemi deklaruar edhe liderët tjerë kështu që nuk ka asnjë ndryshim, presim që pas takimit me presidenten të reflektoj ai i cili ka dalë i pari në zgjedhje”, tha Reçica. /21Media
Gashi i LDK-së: E drejta kushtetuese i ka lindur LVV-së të propozojë kryetarin e Kuvendit sipas rezultatit të zgjedhjeve
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka deklaruar se konstituimi i Kuvendit është detyrë kushtetuese.
Sipas tij “e drejta kushtetuese i ka lindur LVV-së të propozojë kryetarin e Kuvendit sipas rezultatit të zgjedhjeve”.
“Konstituimi i Kuvendit është detyrë kushtetuese. Detyrat kushtetuese lindin bashkë me të drejtat kushtetuese. E drejta kushtetuese i ka lindur LVV-së të propozojë kryetarin e Kuvendit sipas rezultatit të zgjedhjeve, prandaj lind edhe detyra kushtetuese që të garantojë një shumicë për votimin e kandidatit ose kandidates për kryetar të kuvendit. Në këtë rast, LVV e ka për detyrë kushtetuese të gjejë edhe konsensusin brenda Kuvendit në mënyrë të kandidati të kalojë.
Ai përmendi edhe zgjidhjen opsionale të LDK-së për kalimin e krizës së Kuvendit.
“Është qëndrim zyrtar i LDK-së si zgjidhje opsionale për kalimin e krizës, një qeveri me një mandat dhe afat të caktuar për të krijuar një situatë më të relaksuar politike deri në zgjedhjet e ardhshme”, tha Gashi. /21Media
Musliu: Ata që kanë qenë në qeverinë Kurti 2 nuk do ta marrin votën e PDK-së
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka deklaruar se gjendja po bëhet e padurueshme për shkak të një personi i cili është i etur për pushtet, derisa ka arrit në shkalla më e lartë e degradimit të shtetit të Kosovës.
Ajo para seancës së Kuvendit, tha se gjendja tanimë po bëhet e padurueshme dhe mediat, qytetarët, e opozita, duhet ta ngrisin zërin sepse heshtja e përgjithshme do të thotë pjesëmarrje në faj.
Sipas saj, shteti i Kosovës nuk e ka luksin që të tolerojë tutje një stagnim të tillë i cili e ka ngulfat Kosovës, qoftë në zhvillimin ekonomik, qoftë në marrëdhëniet ndërkombëtare..
“Nuk na ka borxh Kosova ne si politikan të sillemi në këtë formë, kur e them për partinë që e ka marrë besimin e shumicës së qytetarëve. Qytetarët nuk e meritojnë këtë trajtim nga një njeri që njëherë ka marrë një herë 51 %, tani mbi 40 përqind dhe ai të sillet kështu. Ju jetoni këtu, po i shiheni çmimet çdo ditë duke u rritur, pagat janë në çdo nivel, shtrenjtimi i rrymës po vazhdon, abuzimi me institucionet e vendit po vazhdon çdo ditë nuk ke pse del në rrugë të cilët ta mbushin mendjen që po bëjnë gara, bordet i kanë mbushur me militant partiak dhe kanë arrit në shkallën më të lartë të degradimit të shtetit të Kosovës…..asnjë kandidatë i cili ka qen në qeverinë Kurti dy nuk do ta merr votën e PDK-së”, tha ajo.
Ajo i bëri thirrje Albulena Haxhiut që të reflektojë dhe të mos abuzohet nga një njeri që ka etje për pushtet.
Lushaku: LDK nuk ka ndërruar qëndrim
Deputetja e LDK-së, Jehona Sadriu-Lushaku ka thënë se LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për konstituimin e Kuvendit.
“Qëndrimi i LDK-së është i njejtë ashtu sic e kemi thënë disa herë, fatkeqësisht nuk po gjendet zgjidhje politike, pa zgjidhje politike nuk mund të presim rezultate të tjera.
Lidhur me takimin e Osmanit me partitë poltike të enjten, Lushaku tha se ajo ka qenë një nismë për dialogim.
“Ka qenë një nismë për dialogim, është pikërisht ajo që kemi bërë thirrje prej fillimit, opsioni jonë është i qartë në kuptimin që ne kemi dhënë një alternativë që të mblidhemi të formojmë një qeveri të unitetit me përfaqësues nga të gjitha partitë për ta quar vendin drejt zgjedhjeve të reja për shkak të ngërcit dhe kjo është një krizë politike të cilën nuk duhet të ja falim asnjë partie politike. Një parti që ka fituar 48 deputetë nuk duhet ta ketë monopolin e bllokimit dhe të mirëmbajtjes së krizës”, tha Lushaku. /21Media
Vitia: Nuk e ndryshojmë kandidatin për kryeparlamentar
Deputeti i LVV-së, Arben Vitia, ka thënë se nuk pret se do të ndryshojë kandidati për kryeparlamentar.
Ai ndër të tjera tha se konstitutimi i Kuvendit “natyrisht se është urgjent”.
“Jo, në asnjë mënyrë. Po presim përgjigje edhe gjykata kushtetuese, nuk pritet të ndryshojë as forma e votimit”, tha Vitia para mediave.
Sot përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit
Vazhdimi i shtatëmbëdhjetë i seancës për konstituimin e legjislativit të nëntë mbahet sot nga ora 10:30.
Gjashtëmbëdhjetë vazhdimet e deritanishme nuk prodhuan rezultat sa i përket zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa në tentimet e tyre paraprake dështuan formimin e një komisioni për votimin e fshehtë të ish-ministres Albulena Haxhiu në krye të Kuvendit, pas gjashtë dështimeve që ajo të zgjidhet në këtë postë në votim të hapur.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar të hënën e kaluar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese mënyrën e fshehtë të votimit që po e kërkon partia e Albin Kurtit në Kuvend.
Një takim i krerëve të partive shumicë në Kuvend me presidenten Vjosa Osmani këtë javë ka përfunduar pa rezultate konkrete për dalje nga ngërçi politik në vend.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?