Dështon votimi për Pallatin e Rinisë

Kryetarja e komisionit tha se s’mund ta detyrojë askënd që të vjen në komision me kohë

Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, në të cilin ishte paraparë që të bëhet shqyrtim i vendimit të Qeverisë lidhur më Ndërmarrjen “Qendra shoqërore, sportive, kulturore dhe ekonomike Pallati i Rinisë”, nuk arriti të votoj, pasi që anëtarët e këtij komisioni erdhën në mbledhje me vonesë.

Megjithëse nuk ishte hera e parë që anëtarët vonohen për disa minuta, kryetarja e këtij komisioni Sala Berisha-Shala, tha se nuk mund t’i pres anëtarët e tjerë të vijnë, sepse e ka një takim të rëndësishëm nga ora 10:00.

Por lidhur me këtë reagoi anëtari i komisionit nga radhët e Nismës, Bilall Sherifi. Ai tha se kjo është e papranueshme dhe se ata do të presin tërë ditën në Kuvend, vetëm ta votojnë këtë pikë.

Kryetarja e komisionit tha se s’mund ta detyrojë askënd që të vjen në komision me kohë.

Për insistimin e kryetares që kjo pikë të shtyhet për një takim të radhës, reagoi dhe Dardan Sejdiu nga Vetëvendosje.

Sejdiu insistojë që komisioni të votojë këtë pikë gjatë ditës së sotme.

Megjithëse deputetët arritën dhe u bë kuorumi, kryetarja Berisha nuk pranoi të pres as një minutë të vetëm, edhe pse një gjë e tillë nuk do t’i merrte kohë, pasi që anëtarët kësaj radhe, vetëm do të votonin vendimin e Qeverisë lidhur më Pallatin e Rinisë.

Berisha me gjithë insistimin e anëtarëve të këtij komisioni që kjo çështje të votohet, e mbylli mbledhjen.

Megjithëse anëtarët e komisionit insistonin që të bëhet votimi, sepse kishin dhe një minutë kohë, Berisha ishte e vendosur që të mos vazhdonte tutje.

Por Berisha tha se nuk do t’i lë mysafirët e departamentit të tregtisë amerikane të presin asnjë minutë./21Media

 

 

Back to top button