Edhe pse Matthijs de Ligt nuk kishte një vit të mirë me Juventusin, klubi i ka bërë të qartë Barcelonës se duhet të shikojnë të tjerë objektiva pasi ai nuk është në shitje.

Tani Barcelona ka ndërruar objektiv, por ka mbetur përsëri në kampionatin italian Serie A.

Katalunasit po konsiderojnë seriozisht transferimin e kapitenit të Milanit, Alessio Romagnoli.

25-vjeçari edhe më parë ka qenë i lidhur me një kalim te Barcelona, por gjasat që ky transferim të ndodhë këtë verë janë shumë të mëdha.

Kampioni në fuqi i Spanjës e vlerëson shumë Romagnoli-n, por për ta marrë atë nga Milani duhet të shpenzojë rreth 50 milionë euro./21Media