“Despacito” e Luis Fonsi-t e Daddy Yankee-s tani zyrtarisht është kënga më e famshme në botë

“Despacito” e Luis Fonsi-t e Daddy Yankee-s tani zyrtarisht është kënga më e famshme në botë

Në YouTube ajo ka tejkaluar 3 miliardë klikime vetëm 8 muaj pas publikimit, duke tejkaluar me shpejtësi këngën “See You Again” nga Wiz Khalifa e Charlie Puth, që para pak kohësh kishte dalë në vendin e parë e që shumë shpejtë do të mbërrijë pikën e 3 miliardëve, shkruan rtv21.tv.

Momentalisht “Despacito” numëron 3 miliardë e 14 milionë klikime, 17 milionë pëlqime e 999 mijë komente.

Kujtojmë se para se të bëhej kënga më e klikuar në Youtube, Despacito ishte kënga më e shpërndare në rrjetin social shumë të famshëm Facebook./21Media