U zotuan se do të bashkëpunojnë

U zotuan se do të bashkëpunojnë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, dje realizoi biseda telefonike me homologët e tij të shteteve fqinje. Të gjithë, ministrja e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, ministri i Malit të Zi, Kenan Hrapović, ai i Serbisë, Zlatibor Lonçar dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe vlerësuan se gjendja duhet trajtuar me përgjegjësi maksimale dhe ndihma duhet të jetë e shpejtë dhe reciproke.

“Pandemia është problem i përbashkët dhe të gjithë shtetet e Ballkanit duhet të lehtësojnë me sa mundet njëri-tjetrin në përvoja dhe ndihma profesionale. Udhët e qarkullimit për mallrat, personelin shëndetësor dhe pajisje mjekësore duhet të jenë të lira.”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Të gjithë u dakorduan dhe premtuan se do të jenë të gatshëm për çdo lehtësim në këtë sipërmarrje të përbashkët kundër COVID-19.​

Ambasadorët e SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd kanë folur sot rreth përfitimeve të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në luftën kundër përhapjes së pandemisë COVID-19. Në një mesazh të përbashkët në Facebook, ambasadorët Philip Kosnett dhe Anthony Godfrey e kanë quajtur inkurajuese bashkëpunimin e Kosovës dhe Serbisë si vende fqinje në luftën kundër koronavirusit./21Media