Zbuloni se kush është Mujan jashtë serialit

Zbuloni se kush është Mujan jashtë serialit

Ka pak kohë që në RTV21 është duke u transmetuar seriali “Zemër e Plagosur”. Kjo telenovelë mbledh rreth vetës një kast të aktorëve të njohur në Turqi. Ndër ta është edhe aktorja turke Sedef Avci e cila shfaqet në rolin kryesor atë të Mujanit. Në serial ajo paraqitet si një vajzë e ndjeshme .

Natyrisht se atyre që e përcjellin këtë telenovelë iu intereson ta njohin veprimtarinë e aktores jashtë personazhit të Mujanit.
Avci ka lindur më 22 Janar të vitit 1982 në Adana të Turqisë, ajo është modele dhe aktore. Në vitin 1997 ajo ka fiturar “Elite Model Look Turkey”, kurse në vitin 2001 e ka prezantuar Turqinë në “Miss Universe”

Ajo është e martuar me Kivanc Kasabali që nga viti 2005. Karrierën e aktrimit e ka filluar përkrah aktorit të njohur turk Kivanc Tatlitug në serinë “Menekse ve Halil”. Po ashtu është e njohur për interpretimin e rolit të Baharit në serialin “Ezel”, i cili poashtu është shfaqur në RTV21./21Media