Në mesditën e së premtes një banesë në Vushtrri u përfshi nga zjarri.

Si pasojë e zjarrit, tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa një foshnje është dërguar në QKUK, për shkak të problemeve me frymëmarrje.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Bajrush Kosumi, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim në Vushtrri, dje ka bërë të ditur se një e moshuar ishte brenda objektit banesor, e cila u shpëtua pas intervenimit nga Shërbimi i Zjarrfikësave./21Media