Sipas policisë pakujdesia shkak i aksidentit në autostradën Prishtinë-Shkup

Sipas policisë pakujdesia shkak i aksidentit në autostradën Prishtinë-Shkup

Policia e Rajonale e Ferizajt përmes një komunikatë për media ka dhënë detaje rreth aksidentit që ndodhi sot ku vdiq një punëtor.

“Rasti ka ndodhur në punishten e autosradës në afërsi të fshatit Kovaqec , ku sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit transportues me targa lokale M.S.( m/sh/k 24 vjeç),nga pakujdesia , me rrotat e mbrapme godet këmbësorin –punëtorin T.T. (m/sh/k 41 vjeç) i cili pëson lëndime serioze”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë në vendin e ngjarjes pos patrullës policore ka dalur dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar se viktima nga lëndimet e pësuara ka vdekur dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Në komunikatë thuhet se hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rastin, ndërsa i dyshuari, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndalohet për 48 orë./21Media