Detaje të reja rreth plagosjes së dy personve nga një polic

Dy persona janë plagosur me 1 maj rreth orës 15:15 në fshatin Mraomor të Prishtinës. Siç njofton Policia e Kosovës ata janë plagosur nga një zyrtar policor.
“Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar kanë shtënë me armë në drejtim të viktimës mashkull (zyrtar policor). Po ashtu me të shtëna armësh i është kundër përgjigjur edhe zyrtari policor ku si pasojë dy të dyshuarit janë plagosur dhe janë dërguar për tretman mjekësor.”.
Po ashtu bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja, ndërsa në fshatin Mramor është gjetur motoçikleta e të dyshuarve dhe arma e tipit Zoraki pa fishekë. Ndërsa bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button