Gjocaj shpreson që sa më shpejt ky Ansamël ta filloj punën

Gjocaj shpreson që sa më shpejt ky Ansamël ta filloj punën

Në kohën kur antarët e Ansamlit kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” janë në pushim të detyruar, për shkak të koroanvirusit është bërë dezinfektimi dhe dezinsektimi i objektit të Ansamblit.

Këtë  e ka bërë të ditur drejtori i AKKV “Shota” , Shefqet Gjocaj përmes një postimi në Facebook.

“Në bashkëpunim me MKRS, ditë më parë është bërë Dezinfektimi dhe Dezinsektimi i objektit të Ansamblit, ndërkaq sot është bërë edhe derratizimi i tij, për shkak së është vërejtur shtimi i pranisë së brejtësve (minjve) në hapësirat e objektit. DDD është bërë nga kompania e specializuar Bio-Green”, ka shkruar Gjocaj.

Gjocaj ka urar që sa më parë të kalojë rreziku i përhapjes së Pandemisë dhe të rifillojmë punën në Ansambël. /21Media