Rama flet për marrëveshjen me Partinë Demokratike

Rama: I dhamë mundësi PD-së të ktheheshin në rrugën e arsyes

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi të shtunën një takim me banorë të njësisë 3 dhe 4 në Tiranë, ku kërkoi mbështetjen për Partinë Socialiste në 25 qershor për vazhdimin e ndërtimit të Shqipërisë Europiane mbi themelet e reformave të kryera në katër vite.

Rama duke komentuar marrëveshjen me Partinë Demokratike, tha se interesat politike janë shumë të rëndësishme për PS-në, por theksoi ai, më i rëndësishmi është interesi i Shqipërisë.

“Ne bëmë një marrëveshje dhe i dhamë mundësi PD-së të ktheheshin në rrugën e arsyes, të kishin të gjithë sytë e nevojshëm brenda qeverisë, për të parë se ne nuk i vjedhim zgjedhjet. Ne nuk e bëmë për PD-në, por sepse nuk donim që një pjesë e shqiptarëve, një pjesë e njerëzve të një gjaku e një gjuhe të ndjeheshin të përjashtuar nga e drejta për të zgjedhur”, deklaroi Rama./21Media

Back to top button