Dhelpra me koleksion këpucësh
31 Dhjetor 2020
Një dhelpër në një periferi të Berlinit ka mbledhur shumë këpucë, kështu duke krijuar “koleksion”.
Për javë të tëra, banorët e Zehlendorf ishin të habitur se një hajdut po u vidhte këpucët nga kopshtet e tyre natën.
Më në fund, një burrë zbuloi “hajdutin”, në flagrance, shkruan rtv21.tv.
Hajdutja ishte një dhelpra e cila kishte një grumbull mbi 100 këpucë, por jo këpucën që i mungonte burrit./21Media