Një dasmë në shtetin e Rajasthanit në Indi përfundoi keq, meqë 16 mysafirë u infektuan me Covid-19, një nga ta vdiq, raportojnë mediat lokale.

Familja e dhëndrit u gjobitën me 600 mijë rupe për shkak të shkeljes së rregullave, që thekson se maksimum numri i të pranishmëve në dasma duhet të jetë 50. Sipas NDTV, në këtë dasmë ishin mbi 1 mijë të pranishëm.

Po ashtu familja e dhëndrit detyrohet të paguajë trajtimin e 15 personave të infektuar si dhe për 60 personat e vetizoluar – kjo përfshin ushqimin dhe shërbimet tjera.

Këtë javë në media qarkulloi lajmi edhe për një dasmë ku 100 të pranishëm u infektuan me koronavirus. Dhëndri – që kishte simptoma, vdiq një ditë pas dasmës./21Media