Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe dhjetë raste të reja me koronavirus në Kosovë. IKSHPK-ja konfirmon se sot janë testuar gjithsej 236 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 10 raste, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 955.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Vushtrri), komuna e Ferizajit 4 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Ferizaj dhe 1 rast Rahovicë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Prishtinë dhe Randobravë-Prizren.”, njofton IKSHPK-ja.

Më tej bëhet e ditur se sot është shëruar edhe 1 pacient, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 691 raste./21Media