Dhjetëra derra të egër enden nëpër Gërmi

Gërmia Park Wildlife e cilëson sukses të Komunës së Prishtinës

Grupi i adhuruesve të botës së egër, që mblidhen në faqen “Gërmia Park Wildlife”, ka publikuar një video në Facebook ku shihen dhjetëra derra të egër që lëvizin në Parkun e Gërmisë.

Ata bënë të ditur që videoja është bërë larg shtegut dhe nuk paraqet rrezik, të paktën derisa numri i tyre vazhdon të jetë i vogël.

Përmes kësaj videoje, dëshirojmë të ju tregojmë suksesin e Komunës së Prishtinës dhe Drejtorisë se Parqeve. Pothuajse pas dy vjetëve me ndalesën e gjahut në Parkun e Gërmisë, si duket Parku ka filluar ta marr veten. Në video shihet një familje derrash të egër, që në Parkun e Gërmisë, ka qenë gati krejtësisht e zhdukur. Gjatë një viti në asnjë rast nuk kemi hasur në tufa të derrit të egër, sepse të gjitha videot që kemi arritur të kapim me kamerën kurth gjithmonë kemi has vetëm në një derr. Kjo nënkupton që numri i tyre ka qenë në rrezik zhdukjeje, kur dihet që derrat nuk jetojnë vetëm”, shkroi grupi.

 

Ata shpresojnë që kjo video nuk do bëhet shkak që keqbërësit të vërsulen drejtë Parkut në kërkim të derrave, pasi gjuetia në Parkun e Gërmisë është e ndaluar me ligj./21Media

 

Back to top button