Trazira në Indi

Trazira në Indi

Dhjetëra persona janë qëlluar për vdekje nga forcat e rendit në veri të Indisë, në trazirat që shpërthyen pas shpalljes së dënimit ndaj një lideri të famshëm religjioz.

Viktimat besohet të jenë mbështetës të Gurmet Ram Rahim Singut. Më shumë se 200 mijë mbështetës të tij u mblodhën në qytetin e Pançulës dhe me tu shpallur verdikti ata nisën skenat e dhunshme duke u vënë zjarrin edhe dy stacioneve hekurudhore në këtë qytet, përcjell rtv21.tv

Autoritetet kanë imponuar ndalimin e qarkullimit në disa zona të qytetit dhe në mbarë shtetin e Punxhabit. Sing, i cili ka miliona mbështetës në mbarë botën, është shpallur fajtor për dhunimin e dy grave në vitin 2002./21Media