Kaloni te përmbajtja kryesore

Dhuna ndaj fëmijës në kopshtin në Mitrovicë, Nagavci njofton se edukatorja është larguar nga puna

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj në fëmije në një kopsht privat në Mitrovicë.
Duke dënuar këtë akt ajo ka njoftuar se edukatorja në fjalë është larguar nga puna.
“Menjëherë pas pranimit të informatës, Inspektorati i Arsimit e ka inspektuar këtë institucion parashkollor dhe është informuar se edukatores në fjalë i është ndërprerë marrëdhënia e punës. Sipas legjislacionit në fuqi dhuna është e dënueshme dhe rasti tashmë është denoncuar edhe në organet e hetuesisë. Uroj që ky të jetë rasti i fundit i ngjashëm në cilindo institucion eduaktivo-arsimor dhe përgjithësisht i dhunës ndaj fëmijëve.”, ka shkruar Nagavci në Facebook.
Ajo po ashtu është zotuar se si ministre e Arsimit do të jetë e pakompromis ndaj çfarëdo forme të dhunës ndaj fëmijëve.
10: 17- Kopshti ku u rrah fëmija në Mitrovicë ishte i licensuar nga MASHTI në dhjetor të vitit të kaluar
Institucioni Parashkollor “Nina” në Mitrovicë ku u godit një fëmijë me shuplakë nështë ë fytyrë nga edukatorja licencuar nga MASHTI me datë 16.12.2022 dhe ka licencë pune 3 vjeçare.
Kjo u konfirmua për portalin rtv21.tv nga Ministria e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
08: 27- Rrahet nga edukatorja një fëmijë në një kopsht në Mitrovicë
Një fëmijë 5 vjeçar është goditur nga edukatorja në Kopshtin dhe Çerdhe Nina në Mitrovicë. Kjo u bë e ditur nga vet institucioni përmes një komunikate.
Rastin për portali rtv21.tv e ka konfrimuar edhe zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës , Avni Zahiti.
” LËNDIM I LEHTË TRUPOR Mitrovicë 20.02.2023-13:07. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se fëmiu i saj ishte keqtrajtuar nga e dyshuar femër kosovare. Pas intervistimit me vendim  të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, tha ai.
Kopshti me anë të një reagimi, kanë bërë me dije se sulmi ka ndodhur gjatë ditës së hënë (20 shkurt), nga edukatorja me inicialet A.A, ndaj vogëlushit me inicialet S.I.
Pronarja e këtij institucioni, Agnesa Shipoli Nika, në komunikatën e publikuar thotë se ka vërtetuar sulmin pas vëzhgimit të kamerave. Në komunikatë po ashtu ajo pohon se ka kontaktuar të dyshuarën.
“Menjëherë pas pranimit të këtij informacioni kam bërë shiqimin e videokamerave të institucionit meqë rast kam vërtetuar se edukatorja kishte qëlluar fëmiun S.I, me një shuplakë në fytyrë. Më pas kam ftuar edukatoren në fjalë dhe kam kërkuar sqarim lidhur me një sjellje të tillë të kundërligjshme dhe e njëjta ka pohuar se dyshimet e ngritura janë të vërteta dhe një sjellje të tillë e kam bërë në afekt pa qëllim apo pa dashje”, thotë ndër të tjera pronarja e këtij institucioni.
Po ashtu është bërë e ditur se edukatorja është larguar nga kopshti./21Media
 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button