Ambasada e ShBA-së në Prishtinë sot ka bërë thirrje që të lajmërohen në polici të gjitha rastet e dhunës në familje.

Në faqen e ambasadës në Twitter është shkruar se dhuna në familje është një krim që nuk duhet duruar, por si tillë duhet të raportohet.

“Dhuna në familje është krim. Mos duroni, raportojeni në Policinë e Kosovës dukje thirrur në 192 apo mbrojtësit e viktimave duke thirrur në 0800 11 112 nëse pësoni dhunë fizike, psikike, ekonomike apo keqtrajtoheni”, është shkruar në faqen e Ambasadës së SbBA-së, duke përkujtuar se një vepër e tillë është e dënueshme sipas ligjit.