Një rast i dhunës seksuale është raportuar dje rreth orës 03:00 në Mitrovicë.

Policia ka njoftuar se tre të dyshuar lidhur me rastin janë arrestuar.

“Është raportuar se viktima femër kosovare dyshohet se është dhunuar nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 24 orë”, ka bërë të ditur policia.

Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

Sipas policisë, rasti është duke u hetuar./21Media