Ajo ka pranuar urime të ndryshme nga fansat e saj

Ajo ka pranuar urime të ndryshme nga fansat e saj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Ahmetaj sot feston ditëlindjen e saj të 26-të. Artistja është lindur në Prizren, ndërsa tani ajo jeton në Prishtinë, shkruan rtv21.tv.

Përkundër angazhimeve të shumta që ajo i ka në botën e muzikës, nuk ka lënë anash as shkollimin,Dhurata ka studiuar në Universitetin Iliria në drejtimin, Menaxhment, shkruan rtv21.tv

Me rastin e ditëlindjes, Dhurata ka pranuar urime të shumta nga fansat e saj. Këto urime këngëtarja i ka ndarë me miqtë e saj në rrjetin social Instagram.

Në mesin e këtyre urimeve, ishte edhe urimi që Dhurata e mori nga vëllau i saj, Gjendi, “Urime për ty motër. Të dua”, kishte shkruar ai sipër fotografisë së publikuar në Instagram.

Karrierën si këngëtare, Dhurata e ka filluar me këngën “Le Ta Marrin Vesh”, të cilës ajo i bashkëngjiti edhe një videoklip, nga ku edhe ku u vërejtën shkëndijat e para të talentit të saj.  Ndryshe kënga “A po vjen”, deri më tani ka marrë mbi 400 mijë klikime në youtube. /21Media