Dhurata e lumtur

Dhurata e lumtur

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora është duke e shijuar suksesin e këngës “Lass Los” të cilën e solli në bashkëpunim me reperin Azet. Ky projekt i publikuar më 27 shkurt deri tani në Youtube deri tani ka mbledhur mbi 4 milionë klikime.

Dhurata është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, ajo për fansat çdo ditë publikon fotografi dhe video të ndryshme. 27-vjeçarja ndihet e lumtur për faktin se në Instagram numëron 2 milionë ndjekës.

Dhurata Dora njihet për shumë këngë, të cilat brenda një kohe të shkurtër shndërrohen në hite. Vlen të permendet projekti “Zemër” të cilin e solli në bashkëpunim me artistin e njohur algjerian, Soolking, kjo këngë e publikuar vitin e kaluar deri tani në Youtube numëron miliona klikime. /21Media