"Zoti më ka bërë dhuratën më të bukur në jetë"

“Zoti më ka bërë dhuratën më të bukur në jetë”

Aktorja e njohur shqiptare, Jonida Vokshi feston sot 34 vjetorin e lindjes.

Jonida me këtë rast ka publikuar një foto mjaft të ëmbël, ku shfaq barkun e rrumbullaksour e veshur me një fustan blu të ngushtë.

“Në 34 vite të festuara sot është më i lumturi për mua, pavarësisht situatës. Zoti më ka bërë dhuratën më të bukur në jetë, ty e vogla ime, që po numëroj ditët për të të parë fytyrën e për të të ndjerë aromën”, ka shkruar aktorja krahas fotografisë së publikuar në rrjetin social Instagram.

Jonida dhe Besniku u martuan në shtator të vitit që lamë pas me një dasmë madhështore. Ata janë njohur në serialin vendor “O sa mirë”./21Media