Autoritetet në Spanjë vazhdojnë të dënojnë yjet e futbollit

Autoritetet në Spanjë vazhdojnë të dënojnë yjet e futbollit

Angel Di Maria e ka pranuar se i është shmangur tatimit gjatë kohës sa luante për Real Madridin, nga viti 2010 deri në vitin 2014.

Argjentinasi është dënuar me një vit burg për fshehje të 1.3 milionë eurove, por, ai nuk do të mbaj këtë dënim pasi ka pranuar fajësinë dhe është pajtuar që të paguajë 2 milionë euro, për t’i ikur burgut.

Njëjtë sikurse Di Maria ishte dënuar edhe Lionel Messi me 21 muaj burg, por që kishte paguar shumën e kërkuar nga autoritetet spanjolle.

I fundit që po akuzohet për fshehje të tatimit është Cristiano Ronaldo, i cili besohet se fshehu 14.7 milionë euro.