Di Maria flet për gjendjen aktuale

Di Maria flet për gjendjen aktuale

Për shkak të situatës së krijuar në Francë, sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Angel Di Maria foli për eksperiencën e tij me këtë pandemi.

“Është çmenduri kjo që po përjetojmë. Nuk po provojmë të bëjmë shumë gjëra, përveç qëndrimit në shtëpi. Nuk duam të infektohemi shkaku i vajzave tona. Unë shkoj shpesh në supermarket. Jetoj një jetë normale, sepse njerëzit janë të respektueshëm. Gruaja ime shkoi njëherë të vetme në market dhe kur u kthye i ndërroi të gjitha rrobat dhe shkoi të pastrohet. Frikësohesh nga gjithçka. Kur shikon dhe dëgjon lajme për situatën aktuale, frikësohesh”, tha ai në një intervistë, transmeton 21Media

Franca u godit fuqishëm nga koronavirusi, me më shumë se 37 mijë raste dhe 2 mijë e 314 vdekje./21Media