Dialogu dhe programi qeverisës temë diskutimi nesër në takimin e partnerëve të koalicionit

 

Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë të ditur se bashkë me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe atë të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, do të bisedojnë nesër për zhvillimet e deritashme në procesin e dialogut dhe pritjet për takimin e Washington-it.

Hoti tutje ka njoftuar se temë do të jenë edhe çështje të tjera në funksion të realizimit të programit qeverisës të dakorduar me të gjithë partnerët e koalicionit.

Nesër Hoti  do të takojë edhe ministrat përkatës dhe kryetarët e komunave për të biseduar për menaxhimin e pandemisë.

Në orën 11, bashkë me ministrat përkatës, takohem me të gjithë Kryetarët e Komunave për tu dakorduar me ta për mbështetjen financiare të Qeverisë ndaj komunave për menaxhimin e pandemisë, përgatitjet për fillimin e mësimit dhe analizimin e efektit të masave mbrojtëse ndaj Covid-19”, ka njoftuar kryeministri./21Media

Back to top button