Në fillim të vitit 2008, Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia, por më shumë se një dekadë më vonë, Serbia refuzon të njohë Kosovën.

Ndërsa disa aspekte të marrëdhënieve dypalëshe janë përmirësuar – të dy palët nënshkruan një marrëveshje mbi normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në shtator, megjithatë kjo marrëveshje mbetet e mbushur me pyetjet kritike.

Cilat janë perspektivat reale për arritjen e një marrëveshjeje që mbështesin popullatat e të dy vendeve? Çfarë do të nënkuptojë paaftësia për të arritur një kompromis për stabilitetin e ardhshëm politik në Ballkan, një rajon historikisht i paqëndrueshëm?

Nora Weller, një avokate dhe themeluese e Akademisë së Çështjeve Globale të Kembrixhit (CAMGA), tha se për momentin, ekziston një pyetje se çfarë dëshiron Serbia në të vërtetë. “Në thelb, ajo dëshiron territorin e Kosovës, por jo njerëzit që janë në të. Dhe po armatoset nga Rusia dhe Kina, edhe po e pranon publikisht këtë në rajon”, ka thënë ajo.

Filip Ejdus, Profesor i Asociuar i Sigurisë Ndërkombëtare në Universitetin e Beogradit, ka thënë se SHBA nuk është angazhuar sa duhet për zgjidhjen e konfliktit, transmeton rtv21.tv.

“Kjo ka qenë një çështje e zjarrtë për Serbinë të paktën 20 vjetët e fundit dhe pothuajse një dekadë të plotë që nga fillimi i negociatave të udhëhequra nga BE. Përpjekjet e SHBA nuk kanë shkuar shumë më tej në zgjidhjen e konfliktit”, ka thënë Filip Ejdus.

Tutje ai ka theksuar se edhe Kosova edhe Serbia do të dëshironin anëtarësimin në BE por, BE nuk është gati për këtë./21Media