Diaspora e Kosovës ende vazhdon të paguajnë sigurimin kufitar, edhe pse Qeveria e kaluar në mbledhjen e fundit të saj kishte marrë vendim për mbulimin e shpenzimeve të Kartonit të Gjelbër për të gjithë bashkatdhetarët dhe të huajt që vijnë në Kosovë gjatë vitit 2020.

Mërgimtarët shprehen të indinjuar që nuk po zbatohet një vendim i tillë, i cili është në dobi të diasporës.