"Killers of the Flower Moon", bënë bashkë DiCaprion dhe De Niron

“Killers of the Flower Moon”, bënë bashkë DiCaprion dhe De Niron

Dy personazhe të preferuara të regjisorit Martin Scorsese po bashkohen për një projekt filmik të tij. Bëhet fjalë për aktorët Robert De Niro dhe Leonardo DiCaprio, të cilët në ceremoninë e SAG Awards konfirmuan se do të jenë pjesë e projektit të tij të ri, “Killers of the Flower Moon”. Ky lajm kishte qarkulluar edhe më herët, por aktori e konfirmoi për herë të parë në këtë ceremoni, transmeton rtv21.tv

Përgjatë prezantimit të tij, DiCaprio tha se është me fat që i ka bashkëpunëtorë. “Dhe pas 30 vjetësh, të luash rolin e Bobit në dramën e ardhshme të Martin Scorsese, Killers Of The Flower Moon, është një nder i vërtetë”, tha DiCaprio.

De Niro dhe DiCaprio kishin bashkëpunuar edhe më parë me Scorsese individualisht, por kjo është hera e parë që do të jenë bashkë në një film (ndonëse të dy ishin shfaqur në filmin e shkurtër të tij me titull “The Audition”, i vitit 2015)./21Media