“Diçka e bukur po vjen” thotë Melinda

Artistja shqiptare, Melinda Ademi siç duket është në përgatitje të një projekti të ri muzikor. Këtë e bëri të ditur sot artistja përmes një postimi në Facebook.
“Diçka e bukur po vjen”, shkroi Melinda, ngjitur me disa fotografi, ku ajo shfaqet shumë tërheqëse.

Ademi është emër i përfolur në mediat rozë.
Projekti i fundit i Melindës është “Ay Caramba” në bashkëpunim me artistët, Gjiko dhe Nora Istrefi. Ky projekt treshes i ka rezultuar shumë i suksesshëm, e një hit i padiskutueshëm./21Media

Back to top button