Diçka e re nga Bertan Asllani
19 Gusht 2020
Këngëtari i njohur, Bertan Asllani muajin e kaluar i është rikthyer muzikës. Ai e publikoi këngën e re “Fluturojmë”, kurse tani ai është duke punuar për projektin e radhës.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram, ku ai shfaqet në një studio duke punuar. Bertani nuk ka dhënë detaje në lidhje me këtë projekt.
Bertani qe një kohë u shpërngul në shtetin e Turqisë, ku lansoi disa këngë në gjuhën turke si dhe filloi edhe profesionin e ri si aktor./21Media