Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Flaka Krelani ditët e karantinës duket se i ka shfrytëzuar për projekte të reja muzikore.

Gjatë kësaj kohe Flaka publikoi dy projekte të reja brenda dy javësh, “Dit e nat” dhe “KDTM”, të cilat u pritën mirë nga publiku.

Kurse, tani ajo njoftoi se së shpejti publikohet projekti i saj i ri, që do jetë në bashkëpunim me Russov, ndërsa titulli i projektit është “Travesuras”.

Flaka në Instagram ka publikuar një video kështu duke ndarë me ndjekësit disa sekuenca të kësaj kënge, që do të publikohet me 20 qershor. /21Media

https://www.instagram.com/p/CAyKxSrJtnW/