Këngëtarja e njohur, Orhidea Latifi-Kida, ka nisur punën në studio për projektin e ri muzikor.

Kida publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, teksa ka treguar se mikrofoni është miku i saj më i mirë.

Kida nuk ka zbuluar asgjë për projektin e ri që është duke e punuar.

“Drunk” është projekti i fundit muzikor nga Kida. Kënga e publikuar më 15 dhjetor të vitit të kaluar ka arritur të grumbullojë mbi 12 milionë klikime në YouTube./21Media