Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi-Fifi duket se nuk e ka ndërmend të ndalet së realizuari projekte të reja muzikore.

Fifi në fund të muajit maj ka publikuar në versionin e saj këngën me titull “A po vjen”, të shoqëruar edhe me videoklip.

Kurse, tani ajo ka filluar punën për një tjetër projekt. Ajo ka bërë të ditur se  po punon për të sjellë remiksin e projektit “Marova”.

Fifi nuk ka zbuluar detaje tjera rreth këtij projekti, vetëm se njoftoi se do të publikohet shumë shpejt. /21Media