Sot është ditë e shënuar për bukuroshen kosovare, Diellza Kolgecin. Modelja dhe aktorja sot ka ditëlindjen dhe mbushi 42 vjet, shkruan rtv21.tv

Në ditën e saj të veçantë, Diellza shpërndau një postim, të cilin e ka shkruar para pesë vitesh, krahas së cilit shkroi se nuk ka ndryshuar nga brenda, por vetëm është përmbushur.

Në urimin që Kolgeci e ka shkruar për vete shihen fotografi të ndryshme që nga fëmijëria e saj.

“5 vite qe kur e kam shkrua kete urime per MUA… Sot 42, nuk kam ndryshuar ne brendesi vetem se jam e permbushur sepse jam nena e Helenes ” Ju faleminderit te gjithve per urimet, fjalet e embela. Ju dua”, shkroi modelja krahas postimit, në të cilin po merr komente të shumta nga familjarë, miq dhe jo vetëm.

5 vite qe kur e kam shkrua kete urime per MUA…
Sot 42, nuk kam ndryshuar ne brendesi vetem se jam e permbushur sepse jam nena e Helenes ❤
Ju faleminderit te gjithve per urimet, fjalet e embela.
Ju dua 🤗😘

Posted by Diellza R. Kolgeci on Saturday, January 23, 2021

 

Kujtojmë që, Diellza Kolgeci dhe basketbollisti Fisnik Rugova në muajin prill të vitit 2019 janë bërë prindër për herë të parë të vajzës, Helena Rela Rugova./21Media