Në këto fotografi Diellza po duket engjëllore

Në këto fotografi Diellza po duket engjëllore

Modelja e njohur kosovare, Diellza Kolgeci është duke e shijuar pritjen më të ëmbël e të bërit nënë.

Diellza dhe basketbollisti i njohur kosovar, Fisnik Rugova janë në pritje të një vajze, shkruan rtv21.tv

Modelja në muajin shkurt ka organizuar një “Baby Gender Party” për pritjen e vajzës.  Në festë e veshur me fustan të bardhë të gjatë dhe me flokë të kapura, thjesht, Diellza ishte dukur për mrekulli në krahët e personit të saj të zemrës, Fisnikut, i cili po ashtu ishte veshur me këmishë të bardhë.

Ndërsa, së fundmi modelja ka realizuar edhe një fotosesion, në të cilin shfaqet me barkun e fryrë. Diellza ka bërë të ditur se fotografitë i ka realizuar në kuadër të koleksionit të kreatores, Besa Neziri Rugova.

Paratë e mbledhura nga shitja e këtij koleksioni sipas Diellzës do të dhurohen për programet, të cilat ndihmojnë në përmisimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve në Kosovë.

E thjeshtë dhe e bukur në këto fotografi Diellza po duket engjëllore./21Media