Bukuroshja kosovare, Diellza Kolgeci është njëra ndër artistet më të njohura dhe të dashura për publikun shqiptar.

Për fansat e saj të shumtë Diellza tregohet mjaft aktive në rrjete sociale, ku po publikon imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

E si duket Diellza së fundmi, është bërë nostalgjike për kohën e shkuar. Ajo ka publikuar një fotografi kur ishte në moshën 18-vjeçare. Veçantia e kësaj fotografie është se Diellza shfaqet e veshur me veshjet kombëtare në Rugovë.

Diellza Kolgeci dhe partneri i saj basketbollisti, Fisnik Rugova janë prindër të një vajze që kanë pagëzuar me emrin Helena Rela Rugova./21Media