Modelja dhe aktorja Diellza Kolgeci është ndër emrat e njohur dhe shumë të dashur nga publiku. Kolgeci, e cila po shijon ditët më të mira prindërore, sikur artistët e tjerë po tregohet mjaft aktive në rrjete sociale.

Së fundmi, bukuroshja kosovare ka publikuar në facebook një imazh të veçantë, në të cilin shihet me personin e zemrës, basketbollistin Fisnik Rugovën, shkruan rtv21.tv

Diellza ka bërë të ditur se fotografia e postuar është e para e realizuar me Fisnikun. “Fotoja jone e para”, ka shkruar ajo duke lënë edhe dy emoji.

Kujtojmë që, Diellza Kolgeci dhe basketbollisti Fisnik Rugova në muajin prill të vitit 2019 janë bërë prindër për herë të parë të vajzës, Helena Rela Rugova./21Media