Festë në familjen e Diellzës

Festë në familjen e Diellzës

Modelja e njohur kosovare, Diellza Kolgeci, ka bërë një dedikim për nënën e saj e cila sot feston 71 vjetorin e lindjes.

Diellza ka thënë se është krenare me nënën e saj në çdo aspekt, shkruan rtv21.tv

“Je dhe do të mbetesh model i gruas që ka forcë dhe mençuri… Jam krenare me ty në çdo aspekt dhe do të mundohem që edhe unë të bëhem model për Helenën e ajo të krenohet me mua sikurse që krenohem unë me TY. Urime ditëlindja e 71 apo ditëlindja e parë si gjyshja e Helenës. Të paqim edhe shume vite”, ka shkruar Diellza për nënën.

 

Kujtojmë që Diellza Kolgeci dhe basketbollisti, Fisnik Rugova në muajin prill të vitit 2019 janë bërë prindër për herë të parë të vajzës, që e kanë pagëzuar me emrin Helena Rela Rugova./21Media