Dieta me kumbulla të thata, humbni rreth 5 kg brenda një jave

E shpejtë, efektive dhe mbi të gjitha aspak e vështirë për t’u mbajtur, dieta 1 javore me kumbulla të thata është pikërisht ajo që ju duhet në këtë fund shtatori për të pastruar organizmin, por edhe për të hequr ujërat e tepërta.
Sigurisht që asnjë dietë nuk premton mrekulli, prandaj nëse e kombinoni me aktivitet fizik dhe pirjen e 8 gotave ujë në ditë, do të rrëzoni shumë shpejt 2-3 kilogramë Brenda 7 ditëve.
Kumbullat e thata janë një dhuratë e çmuar për organizmin; luftojnë kapsllëkun, parandalojnë infeksionet e ndryshe falë përbërësve me veti antibakteriale dhe antiinflamatore, mbrojnë trurin nga veprimi i radikaleve të lira, ndikojnë në parandalimin e sëmundjeve kronike sikurse janë sëmundjet kardiovaskulare, ndihmojnë në trajtimin e diabetit të tipit 2, ulin kolesterolin e keq në gjak etj.
Mëngjesi: 1 gotë me ujë të vakët dhe limon, 6 kumbulla të thata, 10 kokrra fruta të thata (nuk këshillohen kikikirikë dhe bajamet e kripura)
Vakti para drekës: 1 mollë jeshile dhe 6 kumbulla të thata
Dreka: 1 vezë e zier, 150 gr mish i bardhë pule ose peshk (gjithmonë i gatuar në avull), 50 gr djathë pa yndyrë dhe 3 kumbulla të thata
Zemra (vakti i padites): 1 mollë jeshille dhe 3 kumbulla të thata
Darka: 1 gotë kos, 1 mollë jeshile dhe 6 kumbulla të thata.

Back to top button