Digjen dy vetura në parkingun e aeroportit “Adem Jashari”

Dy vetura janë përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në parkingun e aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se njëra nga veturat është djegur tërësisht, ndërsa tjetra pjesërisht.
“Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti./21Media

Back to top button