Digjen tre vetura në Pejë

Tre vetura janë përfshirë nga zjarri në orët e para të ditës së marte në rrugën “Qerim Muriqi” në Pejë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka thënë se nga zjarri janë dëmtuar gjithsejt pesë vetura.
“Policia është informuar rreth orës 03:54 se në rrugën “Qerim Muriqi” janë djegur disa vetura. Si pasojë e zjarrit janë djegur tre vetura derisa nga zjarri janë dëmtuar gjithsejt pesë vetura. Janë intervistuar pronarët e veturave. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente dhe po cilësohet si “zjarrvënie”. Jemi në pritje të raportit të ekspertit të zjarreve, për të parë shkaktarin e rastit”, ka thënë Gashi./21Media

Back to top button