Një balonë me ajër të nxehtë e cila ishte vendosur në hyrje të qytetit të Pejës, me ngjyrat e flamurit të Jugosllavisë brenda 24-orëve iu vu flaka.

Për portalin rtv21.tv zëvendës Drejtori i Policisë në Rajonin e Pejës, Driton Rugova tha balona është djegur mbrëmë rreth orës 22:30, por që nuk ka asnjë të dyshuar.

Ai tha se policia ka dalë menjëherë në vend të ngjarjes dhe se rasti është duke u hetuar.

Kujtojmë që, ky instalacion kishte për qëllim t’u uronte mirëseardhje të gjithë atyre që do të shkonin në qytetin e bukur të Pejës, por që doli të jetë ide jo e dizajnuar mirë!./21Media