Digjet një deponi ilegale e mbeturinave, ndotet ambienti
Zjarr në ish-fabrikën e tjegullave në kryeqytet
Re të zeza tymi mbuluan sot qiellin në vendbanimin afër ish fabrikës së tjegullave në kryeqytet, ku është krijuar një deponi ilegale e mbeturinave.
Banorët e kësaj lagjeje ishin shqetësuar nga zjarri që kishte shpërthyer në orët e pas ditës së sotme. Ata theksuan se po ndihen të rrezikuar nga gjendja e krijuar nga sasia e konsiderueshme e mbeturinave të cilat tash sa vite e kanë ndotur tej mase ambientin në këtë pjesë të kryeqytetit./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?